Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, do të bllokohet gjatë natës segmenti rrugor Bogë, Qafë Thore- Theth.
Policia e Shkodrës njofton se rruga do të bllokohet për shkak të rrezikshmërisë së lartë nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike.
Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në mëngjes, ndërsa do ketë kalimeve vetëm në raste emergjence dhe vetëm në shoqërim nga mjetet borëpastruese dhe shërbimet policore.
“Bazuar në analizën e riskut dhe pas komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, në segmentin rrugor “Bogë – Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve gjatë natës, pasi rrezikshmëria është e lartë, edhe për shkak të kufizimit të fushëpamjes. Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në mëngjes. Kalimi i automjeteve do të lejohet vetëm në raste emergjence dhe vetëm në shoqërim nga mjetet borëpastruese dhe shërbimet policore.Ndiqni udhëzimet e shërbimeve policore dhe për çdo nevojë apo emergjencë, telefononi në 112”-njofton policia.
Top Channel