Në qarkun Elbasan orët e paradites janë karakterizuar nga kohë me reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar.
Në lartësi mbi 700 m kanë filluar reshjet e dëborës, ndërsa akset rrugore nacionale janë të hapura për qarkullimin e mjeteve.
Njoftimi:
Aksi rrugor nacional Elbasan-Q.Thanë ne Qafe Thane rezulton që kemi reshje dëbore dhe qarkullimi kryhet i menaxhuar nga shërbimet e policisë rrugore.
Ne aksin rrugor Gramsh-Moglice kemi pasur prezence gurësh ne disa pika te cilat janë pastruar nga firma kontraktuese.
Prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit te Zaranikes nuk paraqesin probleme deri ne këto momente.
Nga HEC Moglica vijonë shkarkimet ne sasinë 390 m3/sek se bashku me prodhimin.
Këto prurje nuk kane sjelle problematika ne bashkinë Cërrik përveç daljes ne disa pika te lumit Devoll duke përmbytur disa sipërfaqe toke bujqësore.
Ne bashkine Belsh ne fshatin Shelg te Nj.A Grekan situata vijon te jete e njëjte, pra si rrjedhoje e prurjeve te mëdha te lumit Devoll, kemi permbytje te tokave djerr dhe tokave bujqësore.
Ne furnizimin me energji elektrike situata paraqitet pa probleme serioze. Kemi ndërprerje te energjisë në Nj.A Klos e Mollas e ndikuar nga rënia e disa shtyllave si pasoje e prurjeve te lumit Devoll.
Top Channel