Përmbytjet në Gjirokastër, reshjet e shiut vijuan edhe gjatë natës, disa njësi të qarkut ende pa energji elektrike

10/01/2026 10:15

Në Qarkun e Gjirokastrës reshjet e shiut kanë qenë me intensitet. Aksi nacional Gjirokastër- Tepelenë, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë vazhdon të jetë i kalueshëm me një sens dhe lëvizja e automjeteve menaxhohet nga efektivët e policisë.

Ndërkohë në njëjësinë administrative Kurvelesh, bashkinë Tepelenë, Ballaban dhe bashkinë Këlcyrë mungon energjia elektrike

Njoftimi i plotë:

Situata në qarkun Gjirokastër datë 10.01.2026, ora 8.00.

Gjatë natës në territorin e qarkut ka patur reshje shiu, të cilat vazhdojnë.

– Nga komunikimi me DVP e qarkut informohem se aksi rrugor Gjirokastër – Tepelenë vazhdon të jetë me një kalim pranë Shkallës së Zezë, kontraktori është prezentë gjatë gjithë kohës dhe po punon për largimin e dherave. Aksi rrugor Përmet

– ⁠Dogana e Tre Urave është i qarkullueshëme një sens në hyrje të fshatit Petran. Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje.

ARJ është në vendngjarje.

– Edhe ditën e sotme vazhdon puna në të gjitha bashkitë për normalizimin e problematikave në qendrave urbane dhe hapjen e atyre segmenteve që janë të bllokuara në rruget rurale.

– ⁠Nga OSHEE informohem se, mungon energjia elektrike në njësinë adm. Kurvelesh, bashkia Tepelenë dhe  Ballaban, bashkia Këlcyrë.

Niveli i Vjosës në pikmatjen e Memaliajt është 4 metër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB