Nisin reshjet e dëborës në Qafën e Llogarasë, vështirësohet qarkullimi nga Dukati në Palasë
10/01/2026 17:39
Në Qafën e Llogarasë kanë rinisur reshjet e dëborës, të cilat kanë shkaktuar disa probleme në qarkullimin rrugor në këtë aks, nga fshati Dukat deri në zonën e Palasës.
Menjëherë është njoftuar Policia Rrugore se bashku me mjetet borëpastruese.
Falë ndërhyrjes së tyre, është bërë e mundur pastrimi dhe hapja e rrugës, si dhe rregullimi i trafikut, duke garantuar qarkullimin normal të automjeteve pa probleme në këtë aks rrugor.
Top Channel