Moti i keq në vend/ Bllokohen akset rrugore në Kukës, disa fshatra probleme me energjinë elektrike

10/01/2026 16:21

Situata në Qarkun Kukës përgjithësisht e qëndrueshme. Sipas raportimeve, moti është karakterizuar nga reshje të dobëta deri mesatare shiu, ndërsa në zonën e Valbonës janë shënuar reshje bore.

Si pasojë e reshjeve, disa segmente të rrugëve nacionale dhe bashkiake kanë qenë nën rrezikun e rënies së gurëve, inerteve dhe dherave, si dhe bllokimeve të tumbinove. Subjektet kontraktore vijojnë punën për pastrimin e inerteve dhe borës, si dhe për kriposjen e rrugëve në segmentet problematike.

Aktualisht, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme, ndërsa bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kanë raportuar problematika të reja.

Bashkitë, me kapacitetet e tyre, po vijojnë punën për eliminimin e pasojave të reshjeve të ditëve të mëparshme.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, i gjithë Qarku Kukës furnizohet normalisht, me përjashtim të disa fshatrave: Kam, Lajthiz, Haxhibegaj, Zogaj dhe Xhuxhë në Njësinë Administrative Bytyç; Llugaj dhe Pac në Njësinë Administrative Llugaj; si dhe fshati Çerem në Njësinë Administrative Margegaj, Bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm në qark realizohet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës.

Në Kukës vijojnë reshjet e shiut me intensitet. Në lartësi 700 metra ka filluar edhe dëbora ku ka sjellë probleme edhe në fshatrat e thella malore. Automjetet qarkullojë me vështirësi për shkak të rrëshqitjes së go,ave.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe mbeten në gatishmëri për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB