Shpërthime, kritika, akuza, një Scudetto, një pakt: historia midis Contes dhe Interit
Egnatia, Vllaznia, Elbasani dhe Teuta janë skuadrat e tjera çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë duke iu bashkuar kështu Tiranës, Dinamos, Partizanit dhe Bylisit.
Skuadra kampione e vendit arriti të kualifikohet mes 8 më të mirave të kompeticionit pasi mundi Apoloninë me rezultatin e ngushtë 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në ‘Arena Egnatia’. Fati i kësaj ndeshjeje u vendos në minutën e 19 me golin e shënuar nga Bushic për skuadrën rrogozhinase
Me vështirësi u kualifikua edhe Vllaznia që mposhti në raundin e 1/8 të finaleve Pogradecin me rezultatin 1-0. Njeriu i ndeshjes për skuadrën e drejtuar nga Edi Martini u bë Gjini që e shënoi golin e fitores 1-0 për kuqeblutë në minutën e 84 në një sfidë ku nuk munguan as momentet e tensionit.
Nuk e pati të lehtë kualifikimin as Elbasani që mposhti Flamurtarin 2-1, por skuadra verdheblu e zgjidhi këtë ndeshje vetëm në kohën shtesë pasi koha e rregullt u mbyll me barazimin 1-1. Gjatë 90 minutëshit, Elbasani mori avantazhin në rezultat me Lajthian, në minutën e 30, por Flamurtari barazoi në të 59 me Oshafi për të cuar shifrat në 1-1. Në fundin e kohës shtesë Elbasani mbeti me 10 lojtarë pasi Musta u ndëshkua me karton të kuq, por gjithsesi verdheblutë shënuan me Ibraimin për të fiksuar fitoren 2-1 ndaj vlonjatëve dhe kualifikimin në çerekfinale.
Ajo që e pati më të lejhtë këtë ndeshje ishte Teuta që mposhti Vorën me rezultatin duke shkruar emrin mes 8 ekipeve më të mira të Kupës së Shqipërisë. Jurgens në minutën e 16 dhe Toli në të 52 ishin autorët e golave për skuadrën durrsake që në këtë mënyrë vijon rrugëtimin e saj në Kupën e Shqipërisë.
Top Channel