SHBA thirrje qytetarëve të saj: Largohuni menjëherë nga Venezuela, situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani “po shikon drejt lirisë, ndoshta si kurrë më parë”, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë, në një postim në rrjetin social Truth Social.
Sipas burimeve zyrtarët e administratës Trump kanë zhvilluar diskutime paraprake mbi mundësinë e një sulmi ndaj Iranit, nëse do të konsiderohej i nevojshëm për të zbatuar paralajmërimet e presidentit. Midis opsioneve të diskutuar është edhe një sulm ajror në shkallë të gjerë ndaj objektivave ushtarake iraniane. Megjithatë, sipas një zyrtari, nuk ka konsensus mbi veprimet konkrete dhe asnjë lëvizje ushtarake nuk është ndërmarrë deri më tani.
Mesazhi i Trump erdhi ndërsa autoritetet iraniane po ashpërsojnë qëndrimin ndaj protestave më të mëdha antiqeveritare të dekadës. Garda Revolucionare i ka atribuar trazirat “grupeve terroriste” dhe ka deklaruar se ruajtja e regjimit është një “vijë e kuqe”. Po ashtu, autoritetet akuzojnë SHBA-në dhe Izraelin për nxitjen e trazirave dhe kanë arrestuar një të huaj të dyshuar për spiunazh.
Raportet për incidente dhe përleshje të reja vijojnë të regjistrohen në shumë pjesë të vendit, megjithëse ndërprerja e internetit e vështirëson vlerësimin e situatës.

Top Channel