Inter pret Napolin, Chivu: Kjo ndeshje mund t’i japë drejtim sezonit, e vlerësoj Conten trajner, jemi stërvitur me padrejtësitë….

10/01/2026 17:41

Këtë të dielë e gjithë vëmendja e admiruesve të futbollit italian do të jetë në San Siro ku do të luhet superpërballja mes Interit dhe Napolit, një ndeshje që sic e pohoi edhe vetë trajneri i zikaltërve Cristian Chivu mund t’i japë drejtim sezonit.

Më e madhe dëshira për të shkuar në +7 apo frika e -1? Ne duam të shkojmë në +7 pikë ata duan të arrijnë në -1 pikë-tha Chivu përpara ndeshjes-por dëshira është e madhe, ka impenjim, ambicie, përqendrim, vullnet, ekuilibër. Ne së fundmi po iu japim vazhdimësi rezultateve dhe paraqitjeve në fushë. Gjithnjë kemi punuar mirë për të kaluar disa momente të caktuara. Dëshira dhe ambicia gjithnjë ka qenë, por tani është rritur akoma më shumë duke parë se çfarë ndodhi në muajin e fundit. Kjo është një ndeshje që mund t’i japë një drejtim rrugëtimit’

Më pas Cristian Chivu e përqendroi vëmendjen te Napoli duke vlerësuar si skuadrën ashtu edhe kolegun e tij Antonio Conte.

‘Napoli ka ndryshuar modul. Në ndeshjen e fazës së parë ishte Anguissa, por nuk ishte Hojlund, këtë radhë do të jetë e kundërta-shtoi Chivu-por Napoli është një skuadër e fortë me shumë intensitet. Është Lobotka që nuk ishte në ndeshjen e parë. Do të jetë e vështirë, do të përcaktohet nga episodet. Conte? E vlerësoj shumë Conten trajner. Isha akoma futbollit kur ai ishte në pankinë si trajner, i kam bërë edhe komplimenta. Ndërkohë ai evoluoi, bën gjëra që i përshtaten më shumë futbollit të sotëm dhe e bën mirë. Është një fitues. Ne trajnerët e rinj kemi shumë për të mësuar prej tij. Nuk ekziston krahasimi Chivu-Conte, interpretuesit e lojës janë futbollistët dhe të mos harrojmë tifozët që duhet të kenë pasion për këtë sport’

Përsa i përket ndeshjes të së dielës më konkretisht, Chivu theksoi se tashmë skuadra e tij është mësuar me padrejtësite dhe se askuh nuk duhet të mendojë shumë për to

‘Do të shkojmë në ndeshjen e së dielës me shpresën që të bëjmë më mirë nga sa bëmë në Napoli, një paraqitje që u kushtëzua nga disa episode të caktuara-vijoi Chivu-kemi mësuar të stërvitemi edhe ndaj padrejtësive dhe të mos mendojmë shumë për to. Ajo që bëjnë arbitrat nuk duhet të na interesojë, duhet të jemi më të fortë se gjithçka. Nuk duhet të kërkojmë kurrë justifikime apo alibi. Nuk kam parë kurrë frikë te futbollistët e mi në ndeshjet direkte. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes nesër. Jemi përmirësuar shumë në krahasim me 1 apo 2 muaj më parë, meritë e djemve dhe një skuadre që është maturuar shumë’

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB