Fier/ Tokat bujqësore ende nën ujë, prurjet në lumenjtë Seman dhe Shkumbin në tendence rritjeje

10/01/2026 09:44

Informacion i ores 08:00, date 10.01.2026 mbi situaten ne qarkun Fier: Gjate nates dhe  ne vazhdum ne qarkun Fier ka patur reshje shiu me intesitet te ulet.

Deri në këto momente  situata paraqitet si meposhte:

* Akset nacionale dhe urale janë të kalueshme normalisht.

* ⁠Furnizimi me energji elektrike është në normalitet.

* ⁠Furnizimi me ujë të pijshëm është në normalitet.

* Hidrovoret janë  në gjendje pune dhe në gatishmeri të plot

* Prurjet ne lumin Vjose jane ne tendence ulje.

* Vazhdon terheqja e ujrave  edhe nga tokat bujqesore te prekura nga permbytja e lumit Vjose.

* Prurjet ne lumenjt Seman dhe Shkumbin jane ne tendence rritje dhe ne zona te caktuara pergjate rrjedhes kane dalje nga shtrati por brenda argjinaturave.

* Gjate dites se sotme, pas terheqjes se ujrave  ne fshatin Ferras vazhdon puna ne terren nga strukturat e bashkise Fier.

Jemi ne monitorim te vazhdueshem te situates ne lumin Seman, referuar edhe faktit te rritjve te shkarkimeve nga hidrocentrali i Banjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB