Shpërthime, kritika, akuza, një Scudetto, një pakt: historia midis Contes dhe Interit
Manchester City nuk pati aspak mëshirë për Exeter në ndeshjen e raundit të tretë të FA Cup në Angli.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ishte një uragan i vërtetë në fushën e lojës teksa e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 10 me 1 duke u bërë e para skuadër e madhe angleze që shënon të paktën 10 gola në një kompeticion në Angli që nga fitorja e Liverpool ndaj Fulham 10-0 në League Cup në 1986 dhe e para që e arrin këtë në FA Cup që pas fitoes 13-2 të Tottenham ndaj Creëe në shkurt të 1960.
Manchester City e mbylli pjesën e parë 4-0 me golat e Alleyne, Rodrit dhe dy autogolat e Doyle-Hayes e Fitzëater. Në pjesën e dytë shënuan edhe Leëis dy herë, Semenyo blerja më e re e Citizenz, Reijnders, O’Reilly dhe MacAidoo. Ndërkohë që Exeter shënoi golin e nderit në minutën e 90 me Birch dhe ndeshja u mbyll me rezultatin e thellë 10-1 me Manchester City që u kualifikua në raundin tjetër të Kupës së Anglisë
Top Channel