Allegri bën ndryshime në formacion, Leao në stol, Fullkrug nga minuta e parë në fushë, Modriç pushim, Jashari gati
Po afron supersfida e së dielës me Interin në San Siro dhe Napoli ka shumë dëshirë të kthehet te fitorja pas barazimit në shtëpi kundër Veronës. Skuadra e trajnerit Antonio Conte që nuk do të flasë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes siç ndodh gjithnjë kur ka edhe ndeshje në mesjavë, do të kërkojë të përsërisë suksesin e ndeshjes së fazës së parë në Maradona, një sukses që për më tepër do t’i jepte mundësinë skuadrës kampione të Italisë të shkurtojë diferencën me zikaltrit në klasifikim në vetëm 1 pikë
Lajmi i keq për Napolin është se David Neres nuk do të mund të jetë në supersfidën e San Siros me zikaltrit. Braziliani tentoi të shtrëngojë dhëmbët, por rezultati i testit të kësaj të shtune ishte negative dhe kështu që ai nuk do të grumbullohet me skuadrën. Në këtë pikë, Lang dhe Elmas janë gati për të plotësuar treshen sulmuese së bashku me Hojlund.
Alternativa për dy sulmuesit e krahut ka të bëjë me Politano i spostuar më përpara në mesfushë për të vendosur Di Lorenzon në rolin e mesfushorit të krahut. Në këtë rast, Buongiorno duket se do të konfirmohet në treshen mbrojtëse me Rrahmanin dhe Juan Jesus, titullarë të padiskutueshëm në këtë periudhë dhe në portë do të jetë padyshim Milinkovic Savic.
Në krahun e majtë për skemën 3-4-2-1 kthehet Spinazzola nga minuta e parë, ndërkohë që shumë pak dyshime në mesfushë me dyshen që do të formohet nga Lobotka dhe McTominay që është një siguri për Conten, kjo edhe për shkak të mungesave, duke qenë se De Bruyne, Anguissa dhe Gilmour janë ende të padisponueshëm. Po kështu nuk do të jetë në dispozicion as Lukaku që ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i shkallës së lartë në kofshën e majtë, për të cilën nuk dihet me siguri koha e rikthimit në fushë të sulmuesit.
Top Channel