Derbi i Stambollit në Superkupën e Turqisë/Fenerbahçe mposht Galatasaray, Guendouzi debuton me gol(VIDEO)

10/01/2026 21:26

Derbi i Stambollit në Superkupë vesh ngjyrat verdheblu. Fenerbahçe është fituese e edicionit të vitit 2026 të këtij kompeticioni pasi mundi në finale rivalët e Galatasaray me rezultatin 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Ataturk Stadium.

Ishte një ndeshje ku bëri debutimin e tij, Matteo Guendouzi, blerja më e re e Fenerbahçes nga Lazio. Një debutim ëndrrash ky për futbollistin francez që në minutën e 28 të ndeshjes shënoi golin e tij të parë me fanelën e Fenerbaçes duke iu dhënë avantazhin skuadrës së tij të re dhe pikërisht me këtë rezultat 1-0 u mbyllën 45 minutat e para të kësaj finaleje.

Në fillimin e pjesës së dytë, Fenerbahçe iu dha një tjetër goditje rivalëve të Galatasaray duke shënuar golin e dytë me Oosterwolde duke e cuar rezultatin në 2-0 që qëndroi i tillë deri në përfundim të ndeshjes me Fenerbahçen që ngriti trofeun e Superkupës për herë të 10 në historinë e saj.

Shiko këtu golin e Guendouzi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB