Shpërthime, kritika, akuza, një Scudetto, një pakt: historia midis Contes dhe Interit
Episodi i çasteve të fundit të ndeshjes mes Milanit dhe Genoas vazhdon të jetë temë diskutimi edhe 3 ditë pas përfundimit të sfidës dhe bëhet fjalë për penalltinë e humbur nga Stanciu dhe ‘gropën’ e hapur nga Pavlovic. Trajneri i skuadrës xhenoveze Daniele De Rossi foli në një konferencë për shtyp për këtë moment në prag të ndeshjes me Cagliarin.
‘Në episode të tilla arbitri duhet të bëjë më shumë dhe unë ia thashë-deklaroi De Rossi-Pavlovic u ndëshkua me karton të verdhë, por kjo nuk mjafton. Nuk mund të ekzekutohet një penallti 3 minuta e 50 sekonda më vonë nga momenti kur u konfirmua. Stanciu nuk gaboi penalltinë për shkak të asaj gropëze, por sjellja e futbollistëve të Milanit nuk më pëlqeu; me të drejtë kërkon të fitosh dhe bën gjithçka, por për peshën që ka ajo fanelë, pritet një tjetër sjellje’
Diskutimi nuk është te episodet arbitrate specifikisht. ‘Arbitri gjykoi mirë, në ato momente të penalltisë ishte si far ëest dhe ne vetëm ia vumë në dukje-vijoi De Rossi-Milani është një klub i madh, San Siro një stadium madhështor, por ne nuk jemi ‘budalllenjtë e fshatit’’
Për Genoan tani sfida e radhës është ajo me Cagliarin në shtëpi që do të luhet pasditen e së hënës.
‘Nga sfida me Milanin dolëm me një vetëdije tjetër, edhe pse nuk ishim të lumtur sepse rezultati mund të ishte i ndryshëm-tha De Rossi-pashë soliditet dhe kompaktësi. Cagliarin e studiojmë dhe e respektojmë, por ne kemi nisur të luajmë. Duam t’i dhurojmë gëzim publikut tonë pas një paraqitje jo fort të mirë ndaj Pisa, duhen pikë dhe fitore’.
Top Channel