Dalja e lumit Osum nga shtrati, përmbyten serat në Dimal/ Fermerët: Kemi shpenzuar dy milionë lekë vetëm për fidanët, duam ndihmë nga shteti

10/01/2026 12:51

Serat në fshatin Arrëz të bashkisë Dimal janë përmbytur pas daljes nga shtrati të lumit Osum, duke shkaktuar dëme të mëdha për fermerët e zonës.

Një prej tyre shprehet në “Ti Raporton” se vetëm për fidanët ka shpenzuar rreth 2 milionë lekë dhe kërkon ndihmë nga shteti për të paktën të kompensohet për këtë humbje.

Sipas banorëve, kjo është hera e katërt që përmbytjet përsëriten, duke e bërë situatën gjithnjë e më të rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB