Këtë të shtunë u zhvilluan ndeshjet e 1/8 të finaleve të Kupës së Shqipërisë për këtë sezon ku u mësuan emrat e 8 ekipeve çerekfinaliste që do të vijojnë aventurën e tyre në këtë kompeticion.

Tirana, Dinamo, Partizani, Bylis, Teuta, Vllaznia, Egnatia dhe Elbasani janë skuadrat e kualifikuara për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, të cilat do të mësojnë për fatin e tyre për sfidat e ardhshme në shortin që do të hidhet nga Federata Shqiptare e Futbollit për këtë fazë.

Ndërkaq, në bazë të rregullores së aktivitetit, skuadrat tashmë janë ndarë në dy vazo. Kështu në vazon e parë janë përfshirë Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo, ndërsa në Vazon 2 janë AF Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana. Shorti që do të hidhet për çerekfinalet do të jetë i lirë dhe ndeshjet e kësaj faze do të jenë me sistemin vajtje ardhje me sfidat e para që do të luhen ne fushat e skuadrave të vazos 2. Në ditët në vijim do të bëhet e ditur data dhe ora e hedhjes së shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB