Bllokohet rruga në Sukth, forcat e ushtrisë në terren për të ndihmuar banorët e bllokuar
10/01/2026 15:50
Aksi rrugor te kthesa e Perlatit në njësinë administrative Sukth vazhdon të jetë nën ujë.
Dalja e lumit Erzen nga shtrati dhe mostërheqja e ujit kanë bllokuar rrugën duke izoluar banorët në zonë.
Forcat e ushtrisë që ndodhen në terren po ndihmojnë banorët e bllokuar duke u siguruar transportin drejt zonave të sigurta.
Top Channel