Pa energji elektrike dhe me disa akse dhe rrugë të bllokuara, situatë problematike në qarkun e Dibrës
Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin Terni të Italisë, pasi akuzohet për trafikim drogë.
Oficerët e vunë re të riun gjatë një patrullimi, ndërsa ai po takonte një person tjetër në një pikë karburanti. Pas shkëmbimit të dyshuar, klienti u largua menjëherë.
Pak minuta më vonë, një tjetër person mbërriti me makinë, duke shkaktuar një bastisje nga karabinierët. Burri 46-vjeçar, i cili mbërriti me automjet, u arrestua fillimisht pasi iu gjet gjysmë grami kokainë e sapo blerë.
Sipas medias italiane, tregtari i dyshuar u ndoq deri në shtëpinë e tij, ku u ndalua dhe u kontrollua. Ai mbante tre doza kokaine, ndërsa një kontroll i mëvonshëm në banesë zbuloi 32 doza të tjera, me një peshë totale rreth 20 gramë, të fshehura pas një prize elektrike.
Të riun 21-vjeçar e arrestuan në flagrancë për trafik droge, ndërsa klienti 46-vjeçar u raportua si përdorues në Prefekturën e Ternit. Gjykatësi i Gjykatës së Ternit urdhëroi që i arrestuari të mos banojë në provincën e Ternit.
Top Channel