1200 hektarë tokë e përmbytur në Lushnjë dhe Divjakë/ Dëme të konsiderueshme në bujqësi, kërcënohet blegtoria

10/01/2026 19:39

Fusha e Tërbufit është përmbytur. Gjithsej janë përmbytur 700 ha sipërfaqe bujqësore në territorin e bashkisë Divjakë dhe 500 ha në bashkin Lushnjë.

Uji ka arritur nivelin ne një metër thellësi nëpër fusha. I bllokuar prej katër ditësh nga uji ka mbetur ky blegtor i cili është i vetmi në Tërbuf që zhytet për të parë tufën e të imtave qe janë brenda stanit.

Ai thotë se bagëtia nuk ka ushqim dhe se disa kokë i kanë ngordhur nga uji dhe i ftohti.

Kanali kullues i emisarit të Tërbufit është i mbushur me ujë i cili prej një jave nuk qarkullon, por vetëm derdhet nëpër fusha.

Megjithëse hidrovorët e Divjakës janë në punë, ata nuk arrijnë të largojnë ujërat e mbledhur nga kanalet. Sipas specialistëve të bordit kullues, sasia e ujit do një periudhe kohe prej 96 orësh që të largohet ose katër dite.

Pavarësisht se hidrovori punon kanalet janë plot me ujë qe nuk qarkullon. Momentalisht këtë të shtunë reshjet e shiut kanë pushuar por uji nga tokat bujqësore nuk po largohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB