Kujdes, pamje të rënda/ Ky është momenti kur polici qëllon për vdekje 37-vjeçaren në Minneapolis Dy persona u plagosën mbrëmjen e së enjtes në Portland teksa agjentët e Patrullës Kufitare kryenin kontrolle në makinat që kalonin kufirin.
Agjentët e Patrullës Kufitare po kryenin një kontroll makine kur shoferi u përpoq t’i ndalonte, duke i shtyrë ata të hapnin zjarr në vetëmbrojtje, sipas një deklarate nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (DHS).
Nga ana e tij, Departamenti i Policisë së Portlandit njoftoi më parë se dy persona u dërguan në spital pasi u qëlluan nga agjentë federalë, ndërsa bëri thirrje për përmbajtje mes tensioneve të shkaktuara nga vrasja e një gruaje 37-vjeçare nga një oficer i Imigracionit dhe Doganave (ICE) 24 orë më parë në Minneapolis.
Zyra e FBI-së në Portland tha se incidenti përfshinte agjentë të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së (CBP), të cilët janë në qendër të hetimit.
Policia e Portlandit tha se iu përgjigj një telefonate për të shtëna në orën 14:18 në Southeast Main Street, ku agjentët federalë u konfirmuan të ishin të përfshirë.
🚨 BREAKING: One of the those shot by Border Patrol in Portland was a TREN DE ARAGUA MEMBER being targeted by an operation, DHS told Fox
When agents stopped them, they attempted to RUN OVER the agents
Are the Democrats going to hail a foreign terrorist as a HERO again?! 🤣 pic.twitter.com/8A8oaxcCMX
— Nick Sortor (@nicksortor) January 9, 2026
Disa minuta më vonë, në orën 14:24, oficerët u thirrën në një vendndodhje të dytë, pranë kryqëzimit të Northeast 146th Avenue dhe East Burnside, ku një burrë dhe një grua u gjetën me plagë nga armë zjarri. Të dy u dërguan në spital.
Ende nuk është sqaruar pse u raportuan vende të ndryshme për incidentin, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë informacion mbi gjendjen mjekësore të të plagosurve.
BREAKING: Two people shot by federal immigration agents in Portland, OR
Details limited at this time
Monitoring the situation pic.twitter.com/6AdyngJWdU
— Border Hawk (@BorderHawkNews) January 9, 2026
Shefi i Policisë së Portlandit, Bob Day, tha se rasti është ende në fazat e hershme të hetimit.
“Ne e kuptojmë tensionin dhe shqetësimin e shtuar, veçanërisht pas të shtënave të fundit në Minneapolis, por i bëj thirrje komunitetit të qëndrojë i qetë ndërsa mbledhim më shumë informacion”, tha ai.
Një agjent i Patrullës Kufitare Amerikane “qëlloi në mbrojtje” gjatë një ndalimi të automjetit të një emigranti venezuelian, tha ndihmës Sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare Tricia McLaughlin në një deklaratë më vonë.
“Agjentët e Patrullës Kufitare po kryenin një ndalim të synuar të automjetit në Portland, Oregon. Personi që udhëtonte dhe objektivi ishte një emigrant venezuelian pa dokumente i cili është i lidhur me rrjetin ndërkombëtar të prostitucionit Tren de Aragua dhe ishte i përfshirë në një incident të kohëve të fundit me të shtëna në Portland. Shoferi i automjetit besohet të jetë anëtar i bandës së dhunshme venezueliane Tren de Aragua. Kur agjentët u identifikuan para personave që ndodheshin në automjet, shoferi e drejtoi makinën drejt tyre dhe u përpoq të ndalonte oficerët e zbatimit të ligjit. Duke pasur frikë për jetën dhe sigurinë e tij, një agjent hapi zjarr në vetëmbrojtje. Shoferi dhe pasagjeri ikën nga vendi i ngjarjes”, thuhet në deklaratën e plotë të departamentit.
Kryetari i bashkisë së Portland, Keith Wilson, reagoi fuqishëm, duke dënuar publikisht të shtënat nga agjentët e CBP-së, duke i quajtur ato një erozion të të drejtave kushtetuese.
“Nuk mund të rrimë duarkryq ndërsa mbrojtjet kushtetuese shkatërrohen dhe gjakderdhja rritet”, tha ai.
Kryetari i bashkisë shtoi se “Portland nuk është një ‘fushë stërvitjeje’ për agjentë të militarizuar” dhe argumentoi se politika e “forcës së plotë” e promovuar nga administrata Trump ka pasoja vdekjeprurëse.
Top Channel