Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol
Dy persona janë arrestuar në Lezhë për shitjen e lëndëve narkotike.
U arrestuan në flagrancë Pjetër Dukaj, 22 vjeç, banues në Lezhë, i cili lëvizte me automjet në fshatin Manati duke shitur doza Cannabis, dhe Kristjan Marku 27 vjeç, banues në Kurbin, i cili u kap në zonën e Kalasë së Lezhës me sasi të Cannabis, dyshohet me qëllim shitjen.
Gjatë operacionit u sekuestruan lënda narkotike, dy automjete dhe pesë celularë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe përfshiu kontrolle dhe punë informative me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Top Channel