Ushtria siriane bombardon disa lagje të Alepos, i bën thirrje luftëtarëve kurd të dorëzohen
Tensionet gjeopolitike janë rritur pas sekuestrimit të një tjetër cisterne nafte nga ushtria amerikane. Bëhet fjalë për anijen Marinera, e cila kishte ndërruar flamurin në Rusi dhe që, sipas Uashingtonit, i përkiste “flotës në hije” të lidhur me Venezuelën.
Sekuestrimi i cisternës në Atlantikun e Veriut ka shkaktuar reagime të ashpra nga Moska dhe Pekini. Megjithatë, Kremlini njoftoi sot lirimin e dy anëtarëve rusë të ekuipazhit, duke deklaruar se “mirëpret” veprimin dhe “shpreh mirënjohje për udhëheqjen amerikane”, në një përpjekje të dukshme për të ruajtur linja komunikimi të hapura me SHBA-në, në sfondin e negociatave të vështira për Ukrainën.
Kievi, nga ana tjetër, e përshëndeti sekuestrimin, duke e quajtur cisternën Olina pjesë të “flotës në hije” ruse.
Sipas SHBA-së, operacioni u krye nga forcat që u nisën nga aeroplanmbajtësja Gerald R. Ford, e vendosur aktualisht në Karaibe nga administrata Trump. Në një operacion të mëparshëm, trupat amerikane kapën presidentin venezuelian Nicolás Maduro, ndërsa në pushtet mbeti zëvendësja e tij, Delcy Rodríguez.
Presidenti Donald Trump ka shprehur hapur ambiciet për kontroll mbi naftën venezueliane, duke deklaruar se Karakasi do të furnizojë SHBA-në me 30 deri në 50 milionë fuçi naftë.
“Shtetet e Bashkuara do të vendosin se cilat kompani nafte do të operojnë në Venezuelë”, tha Trump në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se kompanitë e naftës do të investojnë të paktën 100 miliardë dollarë në vend.
Top Channel