Plagosi me thikë 18-vjeçarin, arrestohet pas dy muajsh i riu në Tiranë

09/01/2026 10:22
foto ilustruese

Është arrestuar pas 2 muajve i riu që plagosi me thikë një 18-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin E. R., 19 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 23.11.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një 18-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB