Përmbytjet në Durrës/ Grupi i Këshilltarëve të PL kërkojnë interpelancë me Sakon: Duam llogaridhënie për mungesën e menaxhimet e situatës

09/01/2026 11:59

Anëtarë të këshillit bashkiak të Durrësit kërkojnë transparencë dhe shpjegime mbi situatën e krijuar nga përmbytjet.

Grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Durrësit ka dorëzuar sot zyrtarisht një kërkesë për zhvillimin e një interpelance me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, lidhur me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga përmbytjet e fundit në territorin e bashkisë.

Këshilltarët bashkiakë e vlerësojnë këtë si domosdoshmëri për të kërkuar shpjegime të qarta dhe transparente mbi masat e marra para, gjatë dhe pas kësaj situate emergjente, si dhe për të evidentuar përgjegjësitë institucionale për dëmet e shkaktuara tek qytetarët, banesat, bizneset dhe infrastruktura publike.

“Ne kërkojmë llogaridhënie urgjente, transparencë të plotë dhe mbajtje përgjegjësie për mungesën e parandalimit, menaxhimin e situatës dhe reagimin institucional, duke vendosur në qendër interesin dhe sigurinë e qytetarëve të Durrësit.”, thotë këshilltarja bashkiake Anisa Ibraj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB