Bartesaghi barazon rekordin 15 vjeçarë që mbante legjenda angleze me kuqezinjtë David Beckham
Zoe Cristofoli, partnerja e Theo Hernandez dhe nëna e dy fëmijëve të tij, ka folur sërish për largimin e mbrojtësit francez nga Milani, gjatë një interviste në podcastin “One more time” të Luca Casadei. Ajo u shpreh hapur se Theo do të kishte dashur të qëndronte përgjithmonë në Milano.
“Sikur të varej nga ai, do të kishte qëndruar përjetë. Milano ishte shtëpia e tij, kishte gjetur familjen dhe ekuilibrin. Do të kishte bërë gjithçka për të qëndruar, por ndonjëherë nuk varet nga ti. Nëse nuk të duan më dhe situata nuk është e njëjtë, çfarë duhet të bësh?”, tha Cristofoli, duke shtuar se largimi ishte një moment shumë i vështirë për familjen.
Ajo foli edhe për zërat dhe thashethemet që qarkulluan jashtë fushës, duke i cilësuar si të ekzagjeruara dhe jo gjithmonë të vërteta. “Kur ka para dhe famë, gjithmonë ka situata që përpiqen të të vënë në vështirësi. Njerëzit dëgjojnë një version, jo të vërtetën e atyre që ishin aty”, u shpreh ajo.
Sipas Cristofolit, familja zgjodhi të mos reagojë publikisht, duke lënë që koha të nxjerrë të vërtetën në pah. “Në fund nuk kishte nevojë të thuhej asgjë, sepse gjërat dolën vetë”, tha ajo, duke theksuar se sot Theo është i lumtur dhe zgjedhja rezultoi pozitive.
Megjithatë, ajo nënvizoi se Milani do të mbetet gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës së futbollistit francez: “Këtu ishte shtëpia e tij dhe do të mbetet gjithmonë pjesë e tij”.
Top Channel