Pamje nga kamerat e sigurisë/ Momenti kur nis zjarri që shkatërroi dhjetëra biznese në zonën e “5 Majit”

09/01/2026 10:35

Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur zjarri përfshin tregun e rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Siç shihet nga pamjet, flakët kanë nisur në ambientet e brendshme të magazinave dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në të gjithë hapësirën.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa për shkak të sasisë së madhe të materialeve lehtësisht të djegshme, flakët janë përhapur me intensitet të lartë, duke e bërë të vështirë vënien e tyre nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.

Pas shumë orësh ndërhyrjeje, zjarri u vu nën kontroll, por ende nuk është shuar plotësisht. Herë pas here janë konstatuar riaktivizime të vatrave të zjarrit, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB