“Ishte e vështirë…”, Jennifer Garner flet për divorcin nga Ben Affleck
Gigi Hadid ka bërë një ndryshim drastik në flokët e saj, duke i thënë lamtumirë ngjyrës së saj karakteristike bjonde, teksa prezantoi pamjen e saj të re, një prerje të shkurtër me ngjyre të zezë.
Modelja dukej pothuajse e panjohshme në fotot e shpërndara në Instagram nga stilisti i flokëve Dimitris Giannetos të mërkurën, më 8 janar, në rrjetet sociale. Hadid shfaqet me një model flokësh të shkurtër, grim intensiv, me parukierin grek që e shoqëron postimin e tij në Instagram me mbishkrimin “mini bob i zi mat” dhe shton “prerje dhe ngjyrë e re flokësh për bukuroshen Gigi Hadid”.
Shihni fotot



Ky ndryshim është një largim i rëndësishëm nga pamja me të cilën Gigi Hadid ka qenë sinonim që nga fillimi i karrierës së saj, pasi ajo është parë me flokë të gjatë biondë për vite me radhë. Megjithatë, modelja nuk ka hezituar të eksperimentojë me pamjen e saj në të kaluarën, duke adoptuar biondën platin në vitin 2022, si dhe flokët e kuq në vitin 2021, si në sfilatën e modës Versace Vjeshtë-Dimër ashtu edhe në Met Gala me temën “Në Amerikë: Një Leksikon Mode”.
Top Channel