PDK kërkoi shpalljen të pavlefshme të 20 mijë votave nga diaspora, PZAP e hedh poshtë: Ankesa ka kaluar afatin ligjor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përmbyllur procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përmbyllur procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
KQZ thotë se është e gatshme të shpallë rezultatet nëse nuk ka ankesa.
“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, thonë nga KQZ.
Deri tani, në PZAP është paraqitur vetëm një ankesë.
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar anulimin e mbi 20 mijë votave me postë nën arsyetimin se janë pranuar pas afatit.
Sipas rezultatit të tanishëm, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 51,11% të votave apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
PDK ka marrë 20,19% të votave ose 22 ulëse. LDK mori 13,23% të votave ose 15 mandate dhe AAK mori 5,50% të votave ose 6 vende në parlament.
10 mandate janë të rezervuara për komunitetin serb, ku 9 i ka siguruar Lista Serbe dhe një Nenad Rashiqi.
Top Channel