Luftimet mes qeverisë siriane dhe kurdëve në Siri, i dërguari i SHBA-së i bën thirrje palëve të ulin tensionet

09/01/2026 08:29

I dërguari i SHBA-së për Sirinë, Tom Barak, i bëri thirrje të martën ushtrisë siriane dhe luftëtarëve kurdë që t’i japin fund luftimeve të ashpra në qytetin e Alepos.

Përleshjet, të cilat kanë nxjerrë mijëra kurdë në rrugë, mund të marrin një dimension rajonal, teksa Turqia thotë se është gati të ndërhyjë në anën e autoriteteve siriane dhe Izraelit që mbron kurdët.

“Ne apelojmë urgjentisht për të ndaluar armiqësitë dhe për të vendosur mbrojtjen e jetës dhe pronës së civilëve mbi të gjitha konsideratat e tjera”, shkroi i dërguari i SHBA-së Tom Barak në X, duke theksuar se Uashingtoni po e monitoron situatën me “shqetësim të thellë”.

Barak vuri në dukje se SHBA-të dhe aleatët e saj janë të gatshëm të ndihmojnë në përpjekjet për të ulur tensionet midis trupave qeveritare dhe forcave kurde, të cilat përfshijnë Forcat Demokratike Siriane.

“Për këtë arsye, ne i bëjmë thirrje urgjente udhëheqjes së qeverisë siriane, SDF-së, autoriteteve lokale në zonat e kontrolluara nga kurdët dhe të gjithë aktorëve të armatosur në terren, të ndërpresin armiqësitë, të ulin menjëherë armët dhe të angazhohen për uljen e tensioneve”, shtoi Barak në postimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB