Bartesaghi barazon rekordin 15 vjeçarë që mbante legjenda angleze me kuqezinjtë David Beckham
Muaji janar në futboll përkon me një periudhë pushimesh dhe në të njëjtën kohë lëvizjes të lojtarëve.
Në futbollin shqiptar ndërkohë që më tepër ka rikthime, vështirë të gjesh shembuj transferimesh në perëndim. Altin Lala, ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, sot është promotor dhe menaxher i telentëve të futbollit, kryesisht shqiptarëve. Në një intervistë për Top Channel, Lala tregon se si është situata e interesimit për futbollistët e kampionatit tonë.
“Kur lash futbollin provova të isha pjesë e stafeve teknike, ku isha zv trajner i kombëtares A dhe ekipit kuqezi U19. Por afatgjatë gjithmonë doja të bëja rolin e menaxherit të futbollit. Si fillim kisha lojtarin e përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashicën, më pëlqen më tepër kjo fushë. Në kampionatin shqiptarë, ndërkohë, kam 4 lojtarë, si Mario Dajsinani, Klevi Qefalia, Adrian Doçin dhe Grei Kuçi që luan tek Teuta. Këto vitet e fundit ka një lëvizje në transfertat e lojtarëve shqiptarë”, u shpreh menaxheri i futbollit, Altin Lala.
A mundet një futbollistë i Superligës të kalojë në një kampionat apo skuadër të njohur europiane?
“Tani nuk ka më transferime nga Superliga në kampionatet e mëdha europiane dhe unë mendoj se një hap në Ligat B të Top 5 Ligave në Europë është shumë i mirë, por direkt në Ligat A është e pamundur, duke parë intensitetin e lojës dhe qëndrueshmërinë, është e vështirë që të arrihet nga lojtarët e kampionatit tonë. Shumë të rralla janë rastet që kanë ndodhur si për shembull Uzuni, që kaloi disa liga apo Rrahmani që kaloi etapat deri sa shkoi tek Napoli ku u shpall dy herë kamion dhe po bën një karrierë fantastike”, tha Lala.
Ndërkohë që shpesh në tratativat dhe lëvizjet e lojtarëve janë prindërit ata që ndikojnë jo për mirë, Lala thekson se të lindësh në Shqipëri apo në Europë, ka diferencë të madhe në mundësitë e transferimit të një lojtari.
“Rasti i lojtarëve shqiptarë që luajnë sot në ligat e mëdha, si Broja, që ka lindur në Angli, Asllani në Itali apo Bajrami në Zvicër, vjen si rrjedhojë e një edukate tjetër sportive dhe padyshim shanse shumë më të mëdha se sa lojtarët që lindin dhe rriten në Shqipëri. Ndërkohë nga lojtarët e kombëtares sonë besoj se shanset më të mëdha për të shkuar lartë janë, Medon Berisha dhe Kristjan Asllani që janë edhe në moshë të re. Asllani besoj do të rigjej veten tek Girona ndërsa Medon Berisha më pëlqen shumë se si luan dhe besoj se ai do të bëjë shumë përpara për të arritur në nivelet e Champions League”, tha ai.
Në fund një parashikim i ish-kapitenit për shanset e Shqipërisë në play-off-in e Botërorit.
“Shanset janë shumë të mira, pavarësisht se Polonia është një skuadër jo e lehtë, por e kalueshme. Në fillim do të na duhet të ruajmë rezultatin dhe të mos pësojmë gol, më pas do ta gjejmë një mënyrë të shënojmë. Nëse ne nuk do ti lejojmë të krijojnë shumë raste tifozeria e tyre është shumë kritike dhe mund t’i kthehet kundra e ti ushtrojë presion skuadrës së tyre. Ky do të ishte çelësi, shanset janë 50/50 për mendimin tim”, u shpreh Altin Lala.
Top Channel