Derbi i Superkupës së Spanjës në Jeddah i shkoi Realit të Madridit që mposhti Atletico me rezultatin 2-1 duke kaluar në finale ku e pret Barcelona. Por kjo ndeshje nuk kaloi pa pasur momentet e saj të tensionit siç ishte ai ku protagonistë u bënë trajneri i Los Colchoneros, Diego Pablo Simeone dhe sulmuesi i Los Blancos, Vinicius Jr.

Një tension që shpërtheu në dy akte dhe që detyroi arbitrin të ndëshkojë me karton të verdhë të dy protagonistët dhe që shkaktoi edhe zemërimin e Xabi Alonsos që reagoi ashpër pas përfundimit të ndeshjes

Simeone-Viniciusit: Florentino do të të zbojë Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’ shkëndija e parë u ndez në pjesën e dytë pranë pankinës së Atletico Madrid. Simeone duke iu afruar brazilianit i impenjuar në protestat e tij, i tha një frazë shumë të rëndë: ‘Florentino do të të zbojë, mbaje mend këtë që po të them’. Një sulm direkt ky ndaj të ardhmes së futbollistit i cili fillimisht iu përgjigj me një buzëqeshje ironike

Gjesti i veshit dhe dënimi i Xabi Alonsos. Zënka u rindez në minutën e 81, në momentin e zëvendësimit të Vinicius. Ndërsa në shkallët e stadiumit u dëgjuan fërshëllima të shumta, Simeone e provokoi sërish kundërshtarin duke vënë gishtin mnë vesh dhe duke i thënë ‘Dëgjo!’. Këtu lindi një konfrontim që u qetësua vetëm nga kartonat e verdhë. Pas përfundimit të ndeshjes, Xabi Alonso dënoi ngjarjen pa u zgjatur shumë. ‘Gjithnjë përpiqem të respektoj kundërshtarët, por ajo që dëgjova që iu tha Vinicius nuk më pëlqeu. Shkon përtej sportit, ka limite që nuk mund të kalohen-ishin fjalët e Xabi Alonsos

Top Channel

DIGITALB DIGITALB