Nën shenjën e vazhdimësisë; Ferrari i ri do të quhet SF-26
Pas pak më shumë se një muaji, Sergio Perez do të kthehet në pistë me Cadillac e tij. Do ta bëjë këtë pas një viti pushim e sidomos pas 4 sezonesh me Red Bull me rolin jokomod të mbështetësit të Max Verstappen. ‘Një situatë e vështirë për ta duruar, vetëm ai që është mentalisht i fortë mund t’i rezistojë diçkaje të tillë’-ka thënë Perez që vendosi te flasë dhe të tregojë sekrete dhe vështirësitë e viteve të tij në Milton Keynes
PSIKOKOLOGU I MARKO-Historia mes Red Bull dhe Sergio Perez u mbyll shumë keq në fund të 2024, kur sezoni zhgënjyes i meksikanit e bindi Helmut Marko të ndërpresë kontratën e rinovuar të nënshkruar vetëm pak muaj më parë. Që klima brenda skuadrës ishte e komplikuar, Perez e kishte kuptuar që në muajt e tij të parë. ‘Kur erdha pata menjëherë vështirësi-tregon Sergio Perez në podcastin Cracks-rezultatet nuk po vinin, aq sa në skuadër më këshilluan të shkoja te një psikolog’. Dhe kështu piloti meksikan shkoi me të vërtetë, por ‘pas disa muajsh në fabrikë më erdhi një faturë me 6 mijë paundë vetëm për një seancë. I thashë dërgoja Helmut Marko dhe në fund e pagoi ai’-tregon Perez
‘MAX? NJË FERR’-Por ajo që i komplikoi gjërat ishte bashkëjetesa jokomode me Max Verstappen. ‘Një ferr i vërtetë-tregon Perez-me shumë mundësi roli më i keq që mund të kesh në Formula 1’. Por prioritetet e skuadrës ishin të qarta. ‘Në takimin tonë të parë, Horner me shpjegoi se makina ishte ndërtuar fiks për Max dhe se skuadra përdorte vetëm 2, sepse kështu e impononin rregullat’-tha Perez dhe kjo u bë e dukshme edhe në pistë-të ishe më i shpejtë se Max ishte një problem, por të ishe më i ngadaltë, ishte akoma më keq..gjithçka ishte një problem. Dhe kur isha unë ai që fitoja, klima ishte e nderë’
POLMONITI I EMILIO-Emblematik ishte një episod në fund të Botërorit të F1 në 2023, kur Red Bull iu kishte imponuar pilotëve dopietën në kampionat. ‘Do të ishte për herë të parë në historinë e skuadrës-tregon Perez-dhe unë isha në duel të plotë me Hamilton për vendin e dytë. Presioni ishte i madh dhe pak përpara Çmimit të Madh të Katarit, djali im u sëmur me polmonit. Duhej të zgjidhja dhe kështu pyeta mjekun nëse Emilio ishte në rrezik për jetën. Në fund kalova gjithë javën në simulator, ndërsa në fabrikë më quanin të çmendur. Kjo bën të kuptosh sa i kam dhënë Red Bullit; në pistë apo jashtë, gjithnjë jepja 100% të vetes sime’
FUNDI I RULETËS?-Pa një kontratë në vitin 2025, Perëz pa që vendi i tij iu besua neozelandezit Liam Laëson, i cili më pas shkoi te Racing Bulls pas vetëm 2 garash. ‘E dija shumë mirë çfarë do t’i ndodhte Liam. Edhe skuadra e dinte dhe kur e pyera Horner se çfarë do të bënte në rast se do të ketë vështirësi, përgjigjja ishte e thjeshtë ‘do të përdorim Yuki’. Po nëse gjërat nuk do të funksionojnë as me të ? ‘Kemi shumë pilotë, do t’i përdorim të gjithë’ m’u përgjigj’-tregon Sergio Perez
Një ruletë e vërtetë që pas lamtumirës së Horner dhe Marko më në fund mund të ndalet
Top Channel