“O miku im, po e tepron. S’më imponohet mua kush me zor”, Rama debat me fermerin në Divjakë: Jeni 500 veta këtu, do bëhej lemeri nëse… 75 banesa brenda dhe jashtë argjinaturës janë nën pushtetin e ujit në fshatin Ferras.
Mes ujit e baltës ata rrëfejnë momentet e vërshimit të ujit, situatë që i ka gjetur tërësisht të papërgatitur. As masat e marra në momentin e fundit nuk mundën tu vinin në ndihmë banorëve pasi ujërat kanë vërshuar nga të gjitha anët.
Pavarësisht se uji arriti mbi 1 metër, banorët nuk u larguan nga banesat, me shpresën për të shpëtuar ç’të mundin dhe per të mos lënë vetëm bagëtitë të cilat i kanë nxjerrë në rrugë.
Mëngjesin e sotëm komisionet e verifikimit të dëmeve kanë dalë në terren për të verifikuar dëmet ndërkohë që banorët mbeten me shpresën e përfitimit të dëmshpërblimeve.
Ata pohojnë gjithashtu se pasojat e përmbytjes së tanishme janë shume herë më të mëdha krahasuar me ato të mëparshmet.
Top Channel