Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol
Situata hidrometeorologjike në territorin e qarkut Shkodër paraqitet e qetë dhe pa problematika serioze, bazuar në monitorimin e vazhdueshëm dhe informacionet e raportuara nga bashkitë, strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse.
Sipërfaqe totale e përmbytur është rreth 221 Ha. Nuk ka asnjë banesë të përmbytur dhe me prezencë uji në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 40cm. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht ne fshatrat Obot, Muriqan.
Në njësinë administrative Dajç, kuota e ujit është 6.20 metra, ndërsa në Urën e Vjetër të Bunës niveli i ujit mbetet nën kuotën kritike dhe pa rritje. Edhe në Urën e Bahçallekut, niveli i lumit Drin vlerësohet nën kuotën kritike, duke shënuar rënie.
Pranë fshatit Obot, ku vijon të ketë prezencë uji në rrugën kryesore, Forcat e Armatosura janë të dislokuara me mjete të kalueshmërisë së lartë për të asistuar banorët në kalimin e segmentit të përmbytur.
Në Bashkinë Vau Dejës, situata paraqitet e qetë dhe nën monitorim, pa evidentim të problemeve të Emergjencave Civile. Po ashtu, edhe në Bashkinë Malësi e Madhe nuk raportohen probleme; gjatë natës nuk janë regjistruar reshje shiu dhe është konstatuar tërheqje e ujit në zonën “Rreze e Veshtit”, njësia administrative Kastrat, ku po punohet për rikthimin e aksesit të plotë.
Në Bashkinë Pukë dhe Bashkinë Fushë-Arrëz, deri në këto momente nuk raportohen situata problematike apo raste të Emergjencave Civile.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, hidrovorët në Vilun dhe Casi vijojnë punën normalisht me kapacitet të plotë, duke garantuar menaxhimin e prurjeve. Nga verifikimet në terren, argjinaturat, kanalet kulluese, shkarkuesit dhe diga e Rezervuarit të Shkodrës funksionojnë në kushte normale. Ndërkohë, lumenjtë Kir dhe Gjadër kanë shënuar rënie të ndjeshme të prurjeve, duke ndikuar pozitivisht në stabilizimin e situatës hidrologjike. Për ditën e sotme nuk janë regjistruar reshje shiu dhe temperaturat janë në rënie.
Top Channel