Video/ Imazhet e qiellit ngjyrë lejla në Midlands Perëndimore në Angli bëhen virale
Protestuesit e mbledhur në ndërtesën federale Whipple pranë Minneapolis sot u përleshën me një person të vetëm që tregonte mbështetje për autoritetet e anti-imigracionit (ICE) këtë pasdite.
Duke qëndruar pranë agjentëve federalë dhe Patrullës Kufitare Amerikane pas tij burri mbante një flamur amerikan.
“Ju vazhdoni të luani lojëra idiote, ju garantoj që të merrni çmime idiote. Ju do të vazhdoni të vriteni nëse vazhdoni t’i dëmtoni këta burra. A nuk e kuptoni këtë?”, bërtiste protestuesi.
Në një moment, dikush u përpoq t’i rrëmbente flamurin dhe një protestues tjetër i rrëmbeu kapelen. Agjentët e ICE ndërhynë në atë pikë.
Protestuesit gjithashtu po bërtisnin, duke i thënë se edhe ai ishte një emigrant në tokë të vjedhur dhe se ICE nuk po e ndihmonte. Tensioni vjen pasi një agjent i ICE qëlloi dhe vrau një grua në makinën e saj dje në Minneapolis.
Një person po përpiqej t’i bënte shtypin që ishte prezent dhe protestuesit e tjerë ta injoronin. “Po flet me supremacistë të bardhë. Mos u kushtoni vëmendje. Mos i ushqeni supermacistët e bardhë. Shkoni dhe filmoni diçka tjetër”, tha ai.
Më vonë, burri me flamurin amerikan u pa duke zhvilluar një diskutim me një protestues anti-ICE, i cili po përpiqej ta bindte atë të shihte me kujdes videon e të shtënave vdekjeprurëse.
Top Channel