Trump “me gishtin” nga NATO: SHBA do të jetë aty për ta, por a do të jenë ata për ne?

08/01/2026 14:02

Mes paralajmërimeve të Danimarkës se një ndërhyrje e tij me forcë në Groenlandë do të nënkuptojë fundin e NATO-s, Donald Trump postoi në Truth Social një mesazh plot nënkuptime për aleancën ushtarake transatlantike.

“Ne do të jemi gjithmonë aty për NATO-n, edhe nëse ata nuk do të jenë aty për ne”, shkroi ai, duke përcjellë kështu mosbesim ndaj Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Trump është ankuar shpeshherë se shumë anëtarë të NATO-s nuk kishin arritur t’i angazhimet e shpenzimeve ushtarake derisa ai ndërhyri me kërcënimet se do ta tërhiqte SHBA-në nga aleanca, edhe pse nuk pati asnjëherë një vendim zyrtar për largim.

Postimi i tij erdhi pak pasi Shtëpia e Bardhë pohoi se nuk e përjashtonte mundësinë e ndërhyrjes ushtarake për të marrë Groenlandën, edhe pse Sekretari i Shtetit Marco Rubio u përpoq ta zbuste situatën, duke deklaruar më pas se Washingtoni në fakt, po synon ta blejë ishullin më të madh të botës. Trumpi shtoi sidoqoftë në mesazhin e tij se vendet anëtare të NATO-s janë “të gjitha miqtë e mi”. Presidenti amerikan, i cili e ka paraqitur veten si një paqebërës global, përsëriti dhe një ankesë personale.

“Unë i vetëm i dhashë fund 8 luftërave, ndërsa Norvegjia, një anëtare e NATO-s, zgjodhi me budallallëk të mos më jepte Çmimin Noble për Paqen”, tha ai, duke shkruar gabim emrin e fitueses së çmimit prestigjioz që në vend të tij i shkoi lideres së opozitës venezueliane, Maria Corina Machado.

Mesazhin e mbylli duke thënë se Rusia dhe Kina do të kishin “zero frikë nga NATO” pa Shtetet e Bashkuara si pjesë të aleancës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB