Lehtësi në taksa, hua shtetërore dhe ‘shitje’ të veçanta; nga vijnë superbuxhetet e klubeve turke
Barcelona thërret, Reali i Madridit përgjigjet. Edhe këtë vit, ashtu sikurse në 2025 do të kemi El Clasicon mes Barcelonës dhe Realit në finale nga ku do të mësojmë edhe emrin e skuadrës Superkampione të Spanjës. Ndërsa Barcelona mposhti me shumë lehtësi Athletic Bilbaon 5-0, Reali i Madridit edhe pse pa Kylian Mbappe mundi Atleticon në derbi me rezultatin 2-1
Në King Abdullah Sports City të Jeddah, fillimi i ndeshjes ishte perfekt për Realin e Madridit që gjeti golin e avantazhit që në minutën e dytë me golin e Valverdes që me një gjuajtje të fortë nga distanca mposhti portierin Oblak. Atletico madrid me kalimin e minutave e rriti presionin në fushë dhe në disa momente iu afrua golit të barazimit, por Courtois ishte i pakalueshëm teksa arriti të ndalë Sorloth në dy momente. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Los Blancos 1-0. Në fillimin e pjesës së dytë, Reali i Madridit shënoi sërish këtë radhë me Rodrygo i gjetur saktë nga Valverdëe duke e cuar rezultatin në 2-0
Por Los Colchoneros nuk e humbën toruan dhe në minutën e 58 rihapën llogaritë e ndeshjes me Sorloth që e çoi rezultatin në 2-1. Atletico Madrid pati mundësi për të barazuar në minutën e 83 me Griezmann por u ndal nga portieri Courtois, ndërsa në të 88, gjuajtja e Llorentes përfundoi ngjitur me shtyllën. Edhe pas 7 minutave shtesë rezultati mbeti 2-1 për Realin e Madridit që do të përballet me Barcelonën në finalen e së dielës në El Clasico dhe ky do të jetë viti i katërt radhazi ku fituesja e Superkupës së Spanjës del nga sfida mes Barcelonës dhe Realit të Madridit
Top Channel