Zyrtari i NATO kërcënon SHBA: Po morët Groenlandën, do marrim bazat amerikane në Europë!
Gazetari i Top Story, Eraldo Harlicaj ka raportuar mbrëmjen e sotme nga një shtëpi e përmbytur në Durrës.
Në një lidhje live për ‘Top Story’ ai ka arritur të sigurojë një intervistë me një kryefamiljarë të prekur nga përmbytjet, duke treguar edhe situatën e rënduar në ditën e tretë.
Nga ana tjetër kryefamiljari është shprehur se dëmet janë të mëdha, as sa mund ti krahasonte me punën dhjetë-vjeçare të një familje normale, ndërsa ka treguar se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autoritetet përkatëse për situatën e banesave të tyre në të cilat uji shkonte deri në 30 cm lartësi.
“Po të hyjmë edhe brenda ka dëme të shumta materiale. Unë për veten time edhe vetë me rrogën time nuk i kam përballuar. Është puna dhjetëvjeçare e një familje të zakonshme. Kjo zonë është nga ata të banorëve të ardhur që nuk kanë pasur mundësi të mëparshme. Në këtë lagje që është edhe më e goditura, të gjithë shtëpitë e dëmtuara nga kanë pasur asnjë kujdes nga bashkia.
Faktikisht ngritja, niveli shkon në rreth 30-40 cm më shumë se vitet e tjera. Aq më tepër unë nuk e kuptojë pse sot është dita e tret, herët e tjera në ditën e dytë është likuiduar. Mund të shkojë edhe dita 4 edhe nuk do iki uji. Mendojë që hidrovuari i ri që është bërë nuk është në nivelet e duhura. Edhe ky i riu nuk është vendosur brenda atyre standardeve. Është edhe faj i bashkive. Duhej një kontroll më rigoroz. Edhe sot isha në protestë. Nuk kemi përgjigje nga institucionet. Në tetor kemi bërë dhe një peticion me 8000 firma. Megjithatë me anë të këtyre firmave ua kemi bërë të njohur edhe Kryeministrisë, Prokurorisë dhe Avokatit të Popullit, Bashkisë por nuk kemi marrë një përgjigje. Më vjen keq, sepse 8 mijë firma, edhe 8 veta të ishim është mirë që njeriut ti përgjigjemi”, është shprehur kryefamiljari.
Top Channel