Ngjarje e rëndë në burgun e Reçit, sherr i dhunshëm mes dy të burgosurve, Astmer Bilali dhe Mikel Thani përfundojnë në spital
Ka përfunduar mbledhja e thirrur nga kryeprokurori i SPAK Klodian Braho i cili kishte njoftuar prokurorët e posaçëm për një takim që nisi në orën 8.30.
Siç bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha që ju referohet burimeve jo zyrtare, përveçse është prezantuar me trupën prej 19 prokurorësh të posaçëm, Klodian Braho ka prezantuar edhe lëvizjet qe firmosi javën e kaluar.
Ai vendosi shefat e tre sektorëve, Vladimir Mara për hetimin e krimit të organizuar, Dorina Bejkon për hetimin e korrupsionit dhe Altin Dumanin shef sektori për mardhëniet juridiksionale me jashtë.
Braho iu ka kërkuar kolegëve hetime efikase, të japin rezultate për dosjet e vjetra dhe të mbartura dhe që siç është shprehur Braho më tej “kanë krijuar backlog”.
Top Channel