Kaos trafiku, dimri mbërthen Europën/ Ngrica të papara, pezullohen udhëtimet e transportit publik

08/01/2026 12:32

Dimri ka mbërthyer rajone të tëra të Europës, duke shkaktuar një kaos të vërtetë të lëvizjes. Reshjet e dëborës dhe ngricat po mundojnë kontinentin e vjetër.

Problemet vazhdojnë në aeroportin e Amsterdamit Schiphol në Holandë, ku bremnda dy ditësh janë anuluar mbi 700 fluturime. Më shumë se 1.000 pasagjerëve u është dashur të kalojnë natën në aeroport duke fjetur në dyshekë palosës, sikurse njofton aeroporti në faqen e vet të internetit. Autoritetet atje parashikojnë, që moti dimëror me erëra të forta do të vazhdojë.

Edhe qarkullimi i trenave në Holandë ka pasur pengesa dhe anulime duke u paralizuar pjesërisht prej reshjeve të borës. Edhe në Francë moti ka shkaktuar probleme në qarkullim. Rrallëherë më parë ka qëndruar kaq gjatë shtresa e borës në Paris sit ani. Në kryeqytetin francez, shërbimi urban i autobusëve u ndërpre, në qarkullimin e tramvajeve, metrosë dhe trenave rajonal ka pasur pezullime e në aeroporte po ashtu, u reduktuan fluturimet.

Gjermania përgatitet dhe ajo për mot të trazuar: Pas reshjeve të ditëve të fundit pritet një valë më intensive bore deri të premten. Më pas vala e presionit të ulët do të lëvizë drejt Europës Qendrore duke sjellë borë dhe akull, njofton shërbimi sinoptik gjerman.

Meteorologët insistojnë se sidomos të premten do të ketë ulje të temperaturave, shoqëeruar më reshje bore, pasojë e një vale të re stuhish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB