Roberto Baggio, gjeniu i futbollit që u zhduk në një fshat…nuk sheh më as futboll
Igor Tudor zgjidh kontratën me Juventusin. Pas shkarkimit të tij në 27 tetorin e 2025, këtë të enjte trajneri kroat gjeti marrëveshjen për të zgjidhur kontratën që e lidhte me Zonjën e Vjetër. Igor Tudor u ul në stolin e Juventusit në fundin e sezonit të kaluar kur zëvendësoi Thiago Mottan e shkarkuar duke rinovuar kontratën me torinezët deri në vitin 2027 me opsion zgjatjen edhe për një vit tjetër deri në 2028.
Por pak muaj më vonë, bardhezinjtë vendosën ta shkarkonin duke e zëvendësuar me Luciano Spalletti. Pas zgjidhjes së kontratës me Juventusin, Tudor mund të vlerësojë ofertat nga jashtë për të vijuar karrierën e tij si trajner.
Sa kursen Juventusi-Duke marrë për bazë shifrat që qarkullojnë, marrëveshja mes trajnerit dhe klubit ishte rreth 5.5 milionë euro bruto në sezon. Pas pjesës së parë të këtij viti, bardhezinjve iu mbetej për t’i paguar Tudor rreth 8 milionë euro bruto, shifër të cilën tani do ta kursejnë në bilancin e tyre financiar.
Top Channel