Kushte të paqëndrueshme dhe vranësira mesatare, parashikimi i motit për këtë të premte
Pas muajsh hetimi dhe kërkimi, kapet 45-vjeçari në kërkim për narkotikë.
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Masa”, duke arrestuar shtetasin Erjon Kullolli, alias Arjan Kullolli, 45 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak, i shpallur në kërkim që prej janarit 2025 për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Arrestimi u bë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas informacioneve operative. Ndaj tij, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë një kontrolli në banesë ishte sekuestruar lëndë narkotike kanabis.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Masa”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Me masë sigurie “Arrest në burg”, i shpallur në kërkim prej janarit 2025, kapet dhe vihet në pranga i kërkuari për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Në zbatim të planit të masave të hartuar për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, si rezultat i kontrolleve të bazuara në informacione të siguruara në rrugë operative nga strukturat e DVP Durrës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Masa”.
Si rezultat i operacionit u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi E. K., alias A. K., 45 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në korrik të vitit 2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në janar 2025, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, strukturat e DVP Durrës kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis. Në momentin e kontrollit, ky shtetas nuk u gjet në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel