Milani ngadalësoi ritmin në javën e 19-të të Serie A. Kuqezinjtë barazuan 1-1 në San Siro kundër Genoas, duke qëndruar kështu tre pikë larg liderëve të ligës, Interit, pasi pothuajse humbën ndaj një skuadre të Genoas që ishte në prag të fitores në sekondat e fundit të kohës shtesë.

Colombo e zhbllokoi ndeshjen para tifozerisë në shumicë kuqezi së Meazza-s në minutën e 29-të: ish-lojtari i mbrëmjes ia rrëmbeu topin Gabbia-s dhe e mposhti Maignan nga afër, duke përfituar nga një lëvizje e shkëlqyer e Malinovskyi. Në minutën e 58-të, Pulisiç pa VAR-in ti anullonte një gol pasi e shtyu në rrjetë me dorë, me një lëvizje më tepër instiktive se sa të nevojshme. Megjithatë mes shumë vështirësive dhe presionit, Milani gjen golin e barazimit me Leaon në minutën e 92-të, një gol që shpëton skuadrën nga humbja dhe portugezin nga një ndeshje jo e mirë.

Ngjarjet dramatike në San Siro nuk mbaruan me kaq: Bartesaghi shkaktoi një penallti në minutën e 99-të.  Staniç u afrua drejt penalltisë, por gjuajti sipër portës, duke humbur një shans të madh për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij të drejtuar nga De Rossit. Milani i Allegrit hyn kështu në gjysmën e parë të sezonit në vendin e dytë, me 39 pikë deri më tani. Për të mbyllur zyrtarisht gjysmën e parë të sezonit, kuqezinjtë duhet të luajnë ende kundër Comos. Ndërkohë, Genoa ka 16 pikë, pak mbi zonën e rënies nga kategoria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB