Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në zonën Liedermatte, pranë Waldshut-Tiengen në Gjermani, ku u plagosën një familje nga Kosova me pesë anëtarë dhe shoferi i një kamioni.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 08:00, në autostradën federale B34, në drejtimin nga Waldshut drejt Dogern, kur një kamion u përplas me një automjet. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Si pasojë e përplasjes, një person mbeti i bllokuar në automjet dhe u nxor nga zjarrfikësit, duke pësuar lëndime të rënda.

Mes gjashtë të plagosurve janë tre fëmijë të vegjël, të moshës nga pesë muajsh deri në tre vjeç. Disa prej tyre u transportuan me helikopterë shpëtimi drejt spitaleve pediatrike. Autoritetet bëjnë me dije se shkalla e dëmtimeve të tyre është ende e paqartë. Në operacion u angazhuan disa helikopterë shpëtimi.

Për shkak të ndërhyrjeve të shërbimeve të emergjencës dhe operacioneve të rimëkëmbjes, autostrada B34 do të mbetet e mbyllur përkohësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB