Roberto Baggio, gjeniu i futbollit që u zhduk në një fshat…nuk sheh më as futboll
Trajneri i Zikaltërve komentoi fitoren e ekipit të tij në Parma
Cristian Chivu donte të nënvizonte rëndësinë e performancës së lojtarëve të Interit në fitoren ndaj Parmës: “Nuk është kurrë e lehtë të luash në Serie A, gjithmonë duhet të provosh diçka kundër ekipeve të vështira, në një stadium si ky, në kushte moti si këto. Ne u përpoqëm të dominonim dhe nuk ishte e lehtë kundër një ekipi të mbyllur, u përpoqëm me krosime dhe gjuajtje nga jashtë dhe fitorja dhe vendosmëria ishin të jashtëzakonshëm .”
“A na japin të drejtë statistikat?” vazhdoi ai. “Ato nuk kanë rëndësi, ajo që ka rëndësi është vendosmëria, dëshira, ambicia për të vazhduar në një sezon ku nuk ka ndeshje të lehta. Në Serie A, gjithmonë ka rreziqe, në çdo aksion. Gjithmonë ka probleme kundër një skadre që qëndron prapa. Kundër Parmës, për shembull, Pellegrino di si ta ngrejë ekipin në fushë, dhe pastaj është shpejtësia e Valeri, Ondrejka dhe Oristanio. Bëmë mirë që lejuam pak kundërsulme, edhe nëse mund të kishim qenë më cilësorë me krosimet.”
“Ne punuam mirë në lojën parandaluese me Akanjin, i cili është i rëndësishëm, ashtu si edhe Bisseck dhe Carlos, të cilët janë të mirë në mbylljen e hapsirave dhe në çdo kundërsulm. Kundër një blloku të ulët, gjithmonë duhet të jesh i kujdesshëm, i duruar dhe ta lëvizësh topin nga njëra anë në tjetrën”, përfundoi Chivu.
Top Channel