Barcelona është dukshëm e qartë se është një makineri golash dhe shembulli më i fundit është fitorja 5-0 me Athletic Bilbao në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës. Në 19 javë kampionat, katalanasit kanë shënuar 53 gola, një shifër kjo e jashtëzakonshme. Por Barcelona së fundmi po shfaq një rendiment mjaft të mirë edhe në mbrojtje. Sfida ndaj Bilbaos, ishte e 5 radhazi të skuadra kampione e Spanjës nuk pëson gol dhe kjo është një seri historike.

Hera e fundit që Barcelona pësoi gol ka qenë në 9 dhjetor në ndeshjen kuindër Eintracht e mbyllur me rezultatin 2-1. Në 5 ndeshjet e më pasme blaugranat e kanë mbajtur portën të paprekur; me Osasunën 2-0, me Deportivo Guadalajara 0-2, Villarreal 0-2, Espanyol 0-2 dhe Athletic Bilbao (5-0). Tre nga këto ndeshje janë të La Liga, 1 e Copa del Rey dhe 1 e Superkupës së Spanjës. Në 4 nga këto ndeshje në portë ka qenë Joan Garcia, ndërsa në atë të Kupës mes shtyllave ishte Ter Stegen

Barcelona nuk regjistronte një seri të tillë prej 5 ndeshjesh radhazi pa pësuar gol që nga viti 2000 kur në stol ishte Quique Setien. Në atë kohë Barcelona pati një rendiment të tillë ndaj Real Sociedad (1-0), Mallorca (0-4), Leganés (2-0), Sevilla (0-0) dhe Athletic Bilbai (1-0). Për më tepër, Barcelona nuk rrinte një muaj pa pësuar humbje që nga 2014 me Luis Enrique në atë kohë Barcelona nga 24 gushti deri në 30 shtator nuk pësoi asnjë humbje

Skuadra e hansi Flick tani ka një rekord të ri përpara, të kalojë kufirin e 8 ndeshjeve pa pësuar gol. Një gjë e tillë ka ndodhur mes dy sezoneve 2015/16 dhe 2016/17. Rezultatet në pjesën e parë ishin;  0-8 ndaj Deportivo la Coruña, 6-0 ndaj Sporting Gijón, 0-2 kundër Betis, 5-0 kundër Espanyol, 0-3 ndaj Granada, dhe 2-0 ndaj Sevilla në finalen e Copa Del Rey, ndërsa në sezonin pasardhës; 0-2 ndaj Sevilla në ndeshjen e parë të Superkupës në Pizjuan dhe 3-0 në sfidën e kthimit. Në ato vite, Claudio Bravo mbrojti portën e Barcelonës në 5 ndeshje, Ter Stegen në 3.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB