Kombëtarja/ Pas rinovimit të kontratës, reagon Sylvinho: Vazhdojmë së bashku. Ajo që na pret më pas kërkon më shumë përkushtim
E ardhmja e Kristjan Asllanit pritet të marrë drejtim gjatë merkatos së janarit, me mesfushorin e Kombëtares shqiptare që parashikohet të largohet nga Torino dhe të rikthehet përkohësisht tek Interi, përpara se të sistemojë vazhdimin e sezonit në një skuadër tjetër.
Edhe pse janë përmendur disa alternativa për transferim jashtë vendit, mediat italiane raportojnë se Asllani është i vendosur të mos largohet nga Serie A. Futbollisti ka refuzuar opsione në kampionate të tjera, pavarësisht se Interi kishte vlerësuar një huazim në Spanjë si zgjidhje të mundshme.
Për këtë arsye, drejtuesit zikaltër po punojnë për një transferim brenda Italisë. Sipas raportimeve, Interi po shqyrton një marrëveshje shkëmbimi, ku Asllani dhe Stefan De Vrij mund të përfshihen në një paketë të vetme drejt Fiorentinës.
Klubi vjollcë ndodhet në një moment të vështirë sezonal dhe po kërkon përforcime të menjëhershme për të dalë nga kriza dhe për të përmirësuar pozicionin në renditje. Ndërkohë, Interi synon të sjellë në Milano mbrojtësin e djathtë Dodô, i cili është identifikuar si objektiv pas dështimit të rikthimit të Joao Cancelos.
Bisedimet mes palëve pritet të intensifikohen në ditët në vijim, ndërsa Asllani mbetet në pritje për të mësuar se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës në futbollin italian deri në fund të sezonit.
Top Channel