Sylvinho rinovon me Kombëtaren, vjen reagimi i Presidentit Duka: Drejt ëndrrës së madhe të Botërorit
07/01/2026 18:12
Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi këtë të mërkurë bashkëpunimin me trajnerin brazilian të Kombëtares, Sylvinho deri në korrik 2026.
Pas këtij njoftimi ka reaguar dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ai shkruan: “Vazhdojmë së bashku drejt ëndrrës së madhe të Botërorit 2026”.
Në muajin mars, kuqezinjtë do të luajnë një kapitull historik, duke u përballur në gjysmëfinalen e play-off-it me Poloninë, më 26 mars, ndërsa në rast kualifikimi, në finalen vendimtare do të përballen me fituesin e çiftit Ukrainë–Suedi.
Top Channel