Shtëpia e Bardhë për Groenlandën: Të gjitha opsionet janë të hapura, por diplomacia është gjithmonë zgjedhja e parë

07/01/2026 18:34

“Groenlanda po diskutohet midis Donald Trump dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Opsioni i parë është gjithmonë diplomacia, siç ishte rasti në Venezuelë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, në një konferencë për shtyp.

Në të njëjtën kohë, kur u pyet për përdorimin e mundshëm të mjeteve ushtarake në Grenlandë, ajo theksoi se Donald Trump po i mban të gjitha opsionet hapur, “por diplomacia është gjithmonë opsioni i parë”.

“Çështja e Grenlandës është një çështje e sigurisë kombëtare, ajo ekziston prej shumë vitesh dhe shqetëson SHBA-në, pasi ata duan të kufizojnë ndikimin rus dhe kinez në rajon”, shtoi Levitt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB