Roma është në sulm në këtë merkato, pas Raspadorit, ata po bëjnë presion për Zirkzee-n
Interi përfitoi nga gjysmë hapi fals i Napolit teksa në ndeshjen e tij të javës së 19 mposhti Parmën në Tardini me rezultatin 0-2, një sfidë e luajtur nën regjimin e mjegullës së dendur dhe ku Cristian Chivu y kthye si një kundërshtar.
Interi arriti të zhbllokojë rezultatin e kësaj ndeshjeje vetëm në minutën e 42 falë golit të Dimarcos, por përpara këtij goli u regjistruan dy tramversa, e para nga Inter me Bisseck, ndërsa e dyta nga Parma me Ondrejka. Pjesa e parë u mbyll pikërisht me rezultatin 1-0 në favor të Interit. Pas pushimit të ndeshjes Sucic shpërdoroi një rast të shkëlqyer për të shënuar golin e dytë për zikaktrit.
Ai që mendoi të mbyllë përfundimisht llogaritë e ndeshjes ishte Marcus Thuram që në minutën e 98 fiksoi fitoren 2-0 për Interin që ngjitet në kuotën e 42 pikëve, 4 më shumë se Napoli që barazoi 2-2 me Veronën dhe Milani që luan këtë të enjte në San Siro ndaj Genoas.
Top Channel