E rrëmbeu dhe më pas la krokodilët t’ia hanin trupin, 76-vjecari dënohet me burgim të përjetshëm pas vrasjes së 5-vjecares Shtëpia e Bardhë ngjalli shqetësim me deklaratën se presidenti Donald Trump po shqyrton opsione për marrjen nën kontroll të Groenlandës, përfshirë edhe përdorimin e mundshëm të forcës ushtarake, duke ringjallur kështu ambicien e tij për të kontrolluar ishullin strategjik, pavarësisht kundërshtimeve nga Europa.
Trump e sheh marrjen e Groenlandës si një prioritet të sigurisë kombëtare, të nevojshëm për të “penguar kundërshtarët tanë në rajonin e Arktikut”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. “Presidenti dhe ekipi i tij po diskutojnë një sërë mundësish për të ndjekur këtë qëllim të rëndësishëm të politikës së jashtme dhe, sigurisht, përdorimi i ushtrisë është gjithmonë një opsion në dispozicion të komandantit të përgjithshëm,” theksohet më tej.
Ndërkohë, Wall Street Journal shkruan se Sekretari i Shtetit Marco Rubio u ka thënë ligjvënësve se kërcënimet e fundit të administratës ndaj Groenlandës nuk nënkuptojnë një pushtim të afërt dhe se synimi është blerja e ishullit nga Danimarka.
Deputeti republikan Don Bacon i bëri thirrje administratës Trump të ndalojë shprehjet e hapura për marrjen e Groenlandës. “Mënyra se si po i trajtojmë është vërtet fyese dhe nuk ka asnjë përfitim,” tha Bacon për CNN. Burime nga administrate amerikane pohojnë se ishulli është jetik për SHBA-në për shkak të depozitave të mineraleve me rëndësi për teknologjinë e lartë dhe përdorimet ushtarake. Këto burime mbeten të pashfrytëzuara për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, infrastrukturës së kufizuar dhe sfidave të tjera.
Një zyrtar i lartë amerikan, duke folur në kushte anonimiteti për të diskutuar mbi debatet e brendshme, tha se Trump dhe këshilltarët e tij po shqyrtojnë disa mënyra për të marrë Groenlandën. Këto opsione përfshijnë blerjen e drejtpërdrejtë të Groenlandës nga SHBA ose krijimin e një Marrëveshjeje të Asociimit të Lirë (Compact of Free Association) me territorin.
Zyrtari nuk dha asnjë shifër të mundshme për çmimin e blerjes.Një marrëveshje e tillë megjithatë, duket se nuk do të përmbushte plotësisht ambicien e Trumpit për ta bërë ishullin me rreth 57 mijë banorë pjesë të SHBA-së.
Top Channel